-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Vuçiq pritet të krijojë Qeverinë e re pa Daçiqin

Më të lexuarat

Partia e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq do ta ketë shumicën në legjislacionin e ri të Kuvendit të Serbisë.

Duke deklaruar se lista e tij dhe e Dragan Gjilasit pësoi goditjet më të mëdha për shkak të konfliktit, duke deklaruar se nuk ka aleat më të ngushtë sesa Aleanca minoritare e Hungarezëve të Vojvodinës dhe, së fundi, mos përmendja e partnerit të deritanishëm të koalicionit, Ivica Daçiqit, Vuçiq tregoi njëfarë zemërimi me SPS-në dhe në një far forme hapi derën për një qeveri të re.

“Ajo që na pret është të përpiqemi të bëjmë shumë gjëra në periudhën e ardhshme, mësova se janë të rëndësishme veprat dhe rezultatet, ku nuk ishim mirë dhe ku dy lista kanë pësuar goditje të mëdha, ato janë lista jonë dhe lista e Dragan Gjilasit, ku për shkak të zënkave tona, të tjerët e përdorën dhe morën pikë të lehta”, tha Vuçiq.

“Unë jam i bindur se SNS do të arrijë të mbajë sternën dhe harkun e anijes, pa u devijuar djathtas sepse ajo sjell probleme. Ne do kemi një qeveri shumë të qëndrueshme dhe shumë të fortë. Ne kemi marrëdhëniet më të ngushta me Unionin e Hungarezëve të Vojvodinës”, tha presidenti serb, raporton nova.rs.

Presidenti nuk foli për Daçiqin. Dhe kjo nuk është për t’u habitur: nëse projeksionet e tij janë të sakta, socialistët fituan 11 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare, dhe kjo është më shumë sesa u dhanë analistët (disa i panë nën pragun) dhe më shumë se sa duket sesa ai synonte.

Kjo do të thotë se SNS mund të formojë një qeveri me pakicat dhe se nuk do të ketë nevojë për votat e Daçiqit.

Ndryshe, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës më në krye me deputetin Shaip Kamberi ka fituar besimin e 0,3 për qind të qytetarëve, përkatësisht do të jetë zë i vetëm i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë pasi që Partia tjetër shqiptare, “Alternativa për Ndryshim” e Shqiprim Arifit për momentin ka 0.09 për qind. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit