3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vuçiq pas takimit trepalësh: Përfundoi pa sukses

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë para gazetarëve në Bruksel, se takimi trepalësh me kryeministrin Albin Kurti dhe diplomatët e BE-së, përfundoi pa sukses.


“Bisedimet përfunduan pa sukses në kuptimin e gjetjes aë një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se Serbia ka pranuar propozimin e kompromisit të BE-së.

“Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar”, tha Vuçiq.

Dy udhëheqësit u takuan të enjten në Bruksel – për herë të parë pas më shumë se katër muajsh.

Kurti dhe Vuçiq zhvilluan paraprakisht takime të ndara me ndërmjetësuesit e procesit, shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit