Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë do të shkojë në Bruksel pas ftesës së shefit të Politikë së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, mirëpo siç tha ai nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Vuçiq tha më tej për mediat serbe se Kurti mban ligjërata dhe se takimi me të nuk ka kuptim.
“Me të nuk ka çfarë të diskutohet. Ai diskutim nuk ka kuptim”, tha Vuçiq, gjersa shtoi se Kurti mban ligjërata për Enver Hoxhën, Adem Demaçin, Marksin, etj.
Presidenti i Serbisë pohoi se do të takohet me Borrellin, megjithatë tha se nuk e kupton pse duhet të shkojë në Bruksel.
“… Por do të dëgjoj se çfarë po kërkohet nga Serbia”, tha ai.
“Do të shkoj në Bruksel, të diskutoj me Borrellin 1 orë, 2 orë, 10 orë, por me Kurtin nuk kam çka”, ka thënë Vuçiq. /Telegrafi