Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë sot se në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, do të insistojë që autoritetet e Kosovës të mos miratojnë ndonjë ligj përmes së cilit kombinati “Trepça” të shndërrohej në ndërmarrje publike.
“Në bisedimet me Prishtinën në Bruksel do të bëjë të qartë se Beogradi nuk do të lejojë që autoritetet e Kosovës të miratojnë një ligj përmes së cilit kombinati “Trepça” do të shndërrohej në ndërmarrje publike të së ashtuquajturës Republikë e Kosovës”, ka thënë Vuçiq nga veriu i Kosovës, raportojnë mediat serbe.
“Do të insistojmë në Bruksel… nuk dëshirojmë ta fyejmë askënd, dhe s’dëshirojmë të japim fjalë të mëdha… por Trepçën do ta ruajmë”, ka theksuar Vuçiq, transmeton Koha.net.
Raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz.
Salla po përgatitej për fjalimin e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili të dielën viziton Kosovën, më konkretisht në pjesën veriore.
Hoti ka deklaruar se siguria është ngritur në nivelin më të lartë dhe vizita e Vuçiqit vazhdon siç është planifikuar.
Vet Vuçiq theksoi se “bomba nuk më frikëson”.
Vuçiq nisi vizitën në Leposaviq, ku ai vizitoi objektet e Trepçës, dhe pastaj do të vizitojë veriun e Mitrovicës dhe komunën e Zubin Potokut.