3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Vuçiq: Nga mesi i qershorit vazhdon dialogu me Kosovën, nuk e nënshkruaj “njohjen e pavarësisë”

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se nuk do ta nënshkruante “njohjen e pavarësisë së Kosovës”.  

Ai këtë e tha në mbledhjen e partisë, SNS gjersa konfirmoi se dialogu me Prishtinën do të vazhdojë në mes të qershorit.

“Para dhe pas kësaj, ne do të ekspozohemi ndaj një presioni të madh. Në vitin 2008, kur shqiptarët morën vendimin dhe pastaj filluan krijimin e një shteti të pavarur, reagimi i shtetit serb nuk ishte asgjë”, tha Vuçiq, raporton b92.

Ai tha se Serbia është një pjesë e botës dhe dëshiron një kompromis, por paraqiti qartë “vija të kuqe”.

“Unë do të jem absolutisht nën presionin më të madh. Por më lejoni të them – Unë nuk do ta nënshkruaj njohjen e pavarësisë së Kosovës”, tha ai.

Ai tha se vendimet në Serbi nuk do të merren nga ambasadorët e huaj dhe as ata nuk do të jenë në gjendje t’i vendosin njerëzit në pozicione të tilla. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit