-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Vuçiq në parlament: Në Veri u arrestuan 23 persona, populli më i shqetësuar se kurrë

Më të lexuarat

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se gjatë operacionit në veri të Kosovës janë arrestuar 23 persona të përkatësisë serbe dhe boshnjake kryesisht pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ai në parlamentin serb ka deklaruar se kjo “ishte një përpjekje për të kriminalizuar plotësisht popullin tonë”, i cili, sipas Vuçiqit është më i “shqetësuar se kurrë”.

Vuçiq theksoi se deri më tani në Veri njësitë speciale kanë ndërhyrë me 73 automjete kryesisht të blinduara, ndërsa më shumë se 50 automjete po presin në Mitrovicën Jugore, 15 në territorin e komunës së Skenderajt, ndërsa tetë tashmë janë dërguar mbi kodër në territorin e komunës së Zubin Potokut./KK

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit