12.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Politikani provokon myslimanët, shkel me këmbë dhe gris Kuranin-reagon muslimani

Më të lexuarat

Lideri i një partie të së djathtës ek*streme në Finlandë në përpjekje për të tërhequr votuesit islamofobë, ka grisur një kopje të Kuranit në publik.

Fillimisht ai e ka hedhur në tokë dhe më pas e ka shtyrë me këmbë, duke provokuar hapur besimtarët myslimanë pikërisht në muajin e Shenjtë të Ramazanit.
Marco De Wit, lider i partisë “Populli Finlandez i Pari”, një parti e vogël me qëndrime anti-emigratore që nuk ka asnjë deputet në Parlament, bëri një veprim “zjarrvënës” në Helsinki të dielën, pasi në prani të një numri të madh policësh grisi Kuranin.

Dëshmitar okular i ngjarjes ka qenë Yakup Yilmaz, anëtar i Komitetit Evropian të Afaristëve Botëror turq.

“U thashë policëve se ai po kryen një krim nga urrejtja dhe se ata duhet ta ndalojnë. Oficerët nuk bënë asgjë. Pas kësaj ofendoi profetin Muhamed” deklaroi ai.

Në fushatën parazgjedhore në javët e shkuara, De Wit herë pas here ka grisur Kuranin, duke provokuar myslimanët, por ka grisur edhe Toran hebreje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit