Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i bëri thirrje sot Mbretërisë së Bashkuar që të tregojë më shumë mirëkuptim për situatën në Kosovë duke mbështetur dialogun dhe siç tha ai duke dënuar lëvizjet e njëanshme të Prishtinës.
Presidenti serb ka diskutuar për situatën aktuale në Kosovë me ministrin për Evropën, Amerikën e Veriut dhe territoret e huaja të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Stephen Doughty.
Ai i bëri thirrje Mbretërisë së Bashkuar që t’i dënojë lëvizjet e njëanshme të Prishtinës.
“Ne diskutuam edhe situatën aktuale në Kosovë, ku e informova ministrin në detaje për kushtet pothuajse të pamundura në të cilat jetojnë serbët dhe i bëra thirrje Mbretërisë së Bashkuar që të tregojë më shumë mirëkuptim për këtë çështje duke mbështetur dialogun dhe duke dënuar lëvizjet e njëanshme të Prishtinës”, tha Vuçiq në shkrimn e shpërndarë në Instagram.
Ata gjithashtu prekën sfidat e sigurisë në kontekstin më të gjerë rajonal, diskutuan rrugën evropiane të Serbisë dhe Vuçiç ftoi gjithashtu kryeministrin Keir Starmer të vizitojë Serbinë.
Presidenti serb shtoi se fokusi i bisedimeve ishte forcimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe se u diskutua edhe për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit, duke përfshirë ekonominë, tregtinë, sigurinë kibernetike dhe migracionin.
Ai tha se ekonomia është mënyra më e mirë për lidhjen e dy vendeve dhe e informoi bashkëbiseduesin për progresin që po bën Serbia për rritjen ekonomike dhe mjedisin e favorshëm të biznesit, i cili, siç thekson ai, është veçanërisht i rëndësishëm për tërheqjen e investimeve të huaja.
/trt BALLKAN/