-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vuçiq bëhet pishman për fjalinë “Për një serb do të vrasim 100 myslimanë”

Më të lexuarat

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se fjalia e tij “Për një serb do të vrasim 100 myslimanë” e thënë në vitin 1995 kur ka qenë deputet i Partisë Radikale serbe, është nxjerrë nga konteksti, porse këtë,e siguri, tani nuk do ta thoshte më.

“Nuk kam ftuar ashtu dhe këtë me siguri e keni nxjerrë nga një shtojcë në RTS. Ajo është nxjerrë nga koha e fushatës më të keqe të regjimit të Milosheviqit”, ka thënë Vuçiq për televizionin N1, pa treguar se edhe vetë ka qenë pjesë e këtij regjimi

Ai në një emision bashkë me Bekir Izetbegoviqin, anëtar i i Kryesisë së B e H-së ,ka theksuar se ky nuk është thelbi i kësaj fjalie, por se ka folur edhe gjëra të tjera për të cilat ka menduar të jenë të mira e të cilat tani me siguri nuk do t’i përsëriste.

“Unë edhe sot gaboj, dhe mendoj se nuk ka njeri që nuk gabon, sikur që atëherë që kam qenë i sinqertë, duke menduar se mbroj interesat e popullit tim, edhe sot sinqerisht mendoj që këto interesa t’i mbroj dhe vërtet mendoj se marrëdhëniet e serbëve dhe të boshnjakëve janë shumë të rëndësishme”, ka thënë Vuçiq.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit