3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Vuçiç: S’do hyjmë në konflikt me Amerikën për Kosovën

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi se Beogradi nuk do të hyjë në konflikt me SHBA-të sa i takon marrëdhënieve me Kosovën.

Përgjatë një takimi me të dërguarin special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, Vuçiç pohoi:

“Bisedimet ishin të hapura, të sinqerta dhe për të qenë të drejta për publikun, unë gjithashtu jam i kënaqur me përmbajtjen sepse ne kemi marrë parasysh të gjitha çështjet tona kontestuese, të gjitha ndryshimet midis nesh dhe unë do të thoja që ne jemi të vendosur të gjejmë një zgjidhje”.

Në vijim, Vuçiç deklaroi se problemet mes dy vendeve mund të zgjidheshin në nivel dypalësh:

“Ne nuk do të hyjmë në konflikte me Amerikën. Unë nuk mendoj se ne po luftojmë me forcën më të madhe”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit