22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

“Kam shtëpinë pa pllaka”, dëshmia mes lotësh e shoferit të FNSH

Më të lexuarat

Është arrestuar gjatë ditës së sotme, ish-efektivi i FNSH, Ardian Loci.

Ai ishte shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se ka dekonspiruar aksionet e policisë për asgjësimin e bimëve narkotike. Ish-efektivi i FNSH ishte dënuar në 2017 nga Gjykata e Apelit në Shkodër, me 1 vit e 10 muaj burg. Loci ishte me detyrë shofer në FNSH.

Mësohet se Loci është shfaqur në seancën gjyqësore duke qarë. Ai tha para trupit gjykues se ka gruan dhe vajzën e sëmurë, ndërsa shtoi se akuzat ndaj tij janë shpifje.

“Kam 21 vite shofer në FNSH. I kam shërbyer shtetit me zemër e me mendje. Kam gruan të sëmurë dhe vajzën e sëmurë po ashtu me sëmundje të keqe në kokë. Kam vajzën tjetër të vogël qe s’ka kush ma çon në shtëpi.

S’kam marrë asnjë shpërblim. Kam shtëpinë pa pllaka. E ndjej veten shumë të rënduar aq sa të vras veten. Janë akuza të shpifura. S’kam bukë në shtëpi. Edhe një shpërblim që mora kam shlyer borxhet dhe energjinë. S’kam pasur lekë t’i paguaj vajzës ilaçet. Nuk i përkas asaj kategorie.

I kam çuar një shoku një thes miell se s’kishte me çfarë e merrte dhe i thashë mos më thuaj më ashtu se kushedi si merret, ne rregull më tha. Si qenka, unë kam folur me një në lagje. Kam qenë në shërbim më përpara dhe sa shkova në shtëpi duke ngrenë bukë më arrestuan. Jam shumë i zhgënjyer me këtë që më është bërë. Më falni për shqetësimin”, tha Ardian Loci, raporton Panorama.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit