9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Vuçiç nxjerr zbuluar Thaçin: Nuk e njohim Kosovën pa marrë diçka në këmbim

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për italianen “Ansa”, është shprehur se, Beogradi dhe Prishtina duhet të vijnë me një kompromis. Sipas tij, Serbia nuk mund të njohë shtetin e Kosovës pa marrë diçka në këmbim.

“Para së gjithash ne kemi nevojë për të arritur një kompromis. Ne nuk mund ta njohim Kosovën, dhe të mos marrim asgjë në këmbim”, ka thënë presidenti serb.

Ai tha se çështja e ndryshimit të kufijve është temë e diskutueshme, pasi që nuk i njohin të gjithë si kufij të njëjtë, në varësi të faktit nëse ata e njohën pavarësinë e Kosovës apo jo.

“Ndryshe nga udhëheqësit e Kosovës që për ditë mashtrojnë qytetarët e tyre me premtime jorealiste se Prishtina do të marrë shumë, dhe Beogradi asgjë, detyra ime është që serbëve të ju shpjegoj rëndësinë e kompromisit (me Prishtinën), e cila nuk përfaqëson një humbje por një fitore. Fitore për të ardhmen e Serbisë”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka mohuar se ka pasur një takim me Hashim Thaçin për të biseduar për çështjen e kompromisit.

Vuçiç përsëriti se Beogradi nuk do të vazhdojë dialogun me Prishtinën, nëse autoritetet e Kosovës nuk do të heqin taksën 100% të importit të mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Intervista e Aleksandër Vuçiç për median prestigjoze italiane vjen një ditë para vizitës së kryeministrit Italian Giuseppe Conti në Beograd.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit