7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Vuçiç: Me shqiptarët na duhet një marrëveshje 200 vjeçare

Më të lexuarat

Tashmë dihet se pengesa më e madhe (në mos e vetmja) në rrugën e Serbisë drejt aderimit në Bashkimit Europian është gjetja prej tyre e një zgjidhjeje të pranueshme nga të gjitha palët, për Kosovën”. Në një intervistë për Associated Press, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e pranoi se zgjidhja e konfliktit është në interes të Beogradit, e se për këtë arsye kishte nisur bisedimet e brendshme.

“Kemi konflikt të ngrirë prej shumë vitesh. A është mirë ta kemi këtë konflikt të ngrirë edhe për 50 apo 100 vitet e ardhshme? Nuk mendoj se është kështu. Kjo është arsyeja përse kam nisur diskutimet e brendshme”, deklaron ai.

BE-ja po ndërmjetëson bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve dhe shumë në Europë besojnë se Serbia do të duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës përpara se t’i bashkohet bllokut.

“Me shqiptarët mendoj se na duhet marrëveshje afatgjate e paqes për 200 vitet e ardhshme”, vijoi me tej Vuçiç, duke shtuar se të gjitha palët “do të duhet të bëjnë disa lëshime”.

Vuçiç po ashtu premtoi se do ta çojë Serbinë në BE dhe tha se fakti që Rusia po armatos ushtrinë serbe nuk e kërcënon këtë synim./syri.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit