3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vuçiç llogarit “të paimagjinueshmen” ndaj Rusisë

Më të lexuarat

Shenja dorëzimi të Beogradit zyrtar para presionit perëndimor

Serbisë mund t’i duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë, tha presidenti Aleksandar Vuçiç në parlamentin serb, ku dhe të enjten po diskutohet për qëndrimin ndaj Kosovës.

“Unë nuk jam entuziast për këtë, por nuk e di se sa do të zgjasim nëse nuk vendosim sanksione. Ne po paguajmë çmimin për mosfutjen e tyre, por kjo është një çështje e angazhimit politik të lidershipi”, raportojnë mediat serbe deklaratën e Vuçiçit.

Seanca e cila u ndërpre mbrëmë rreth orës 21 dhe po vazhdon sot, pati një përplasje të ashpër verbale mes partisë në pushtet dhe opozitës.

Përfaqësuesit e opozitës, me thirrjet “Tradhti”, “Kosova është Serbi” dhe me akuza se tradhtoi Kosovën, ndërprenë prezantimin e Vuçiçit për propozimin e Bashkimit Evropian për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Është interesant fakti se përfaqësuesit në parlamentin serb nuk arritën ta shohin dokumentin gjermano-francez që po diskutonin, në të cilin siç spekulojnë mediat, Beogradit nuk i kërkohet ta njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, por kërkohet që Serbia të mos bllokojë më hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Propozimi i BE-së, i cili mbështetet nga Gjermania, Franca, Italia dhe SHBA-ja, parasheh respektimin e integritetit territorial, paprekshmërinë e kufijve, njohjen e simboleve shtetërore dhe një marrëveshje të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Pas takimit të fundit me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së, Vuçiç deklaroi se Serbia është “e gatshme të pranojë konceptin e planit evropian” dhe të punojë në zbatimin e marrëveshjes së propozuar për dialogun me Kosovën.

Beogradi insiston se formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë është një pikë kyçe për vazhdimin e dialogut të mëtejmë për zgjidhjen përfundimtare. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit