26.6 C
Pristina
Monday, July 1, 2024

Vuçiç, kërkimfalje Sisit për Kosovën

Më të lexuarat

Tensioni që po shoqëron Beogradin për targat e jo vetëm

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka anuluar të gjitha vizitat jashtë vendit për shkak të tensionit në Kosovë. Pas takimit me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun me Kosovën, Miroslav Lajçak, të shtunën e pret seanca e jashtëzakonshme e Qeverisë, ku ministrat do të raportojnë për situatën, raportojnë mediat e Beogradit.

Vuçiç i kërkoi falje presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, për anulimin e pjesëmarrjes së tij në konferencën e madhe të klimës COP 27, e cila mbahet në Sharm El Sheikh që nga 7 nëntori.

Në të njëjtën kohë, sipas pohimeve të disa mediave të Beogradit që citojnë burime në Presidencën e Serbisë, seanca e Qeverisë është thirrur pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës dhe pezullimit të komandantit rajonal të Policisë së Kosovës Veri, Nenad Gjuriç.

Kryedrejtori i Policisë së Kosovës ka pezulluar, me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, Nenad Gjuriçin për mos ushtrim të kompetencave ligjore dhe moszbatim të vendimeve zyrtare.

Gjuriç ka thënë se policia në veri të Kosovës nuk do ta zbatojë vendimin e qeverisë në Prishtinë për të paralajmëruar serbët që nuk kanë ndërruar targat e tyre me Republikën e Kosovës (RKS), duke thënë se ky “vendim është politik dhe i drejtuar kundër komunitetit serb”.

Tensione të reja mes Kosovës dhe Serbisë

Për shkak të pezullimit të Gjuriçit, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka caktuar një takim urgjent të të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës në veri të Kosovës, në të cilin do të propozojë që të gjithë serbët të largohen nga institucionet e Kosovës.

Tensionet e reja mes Beogradit dhe Prishtinës dolën në pah pasi afati i caktuar nga qeveria e Kosovës për zbatimin e vendimit për zëvendësimin e targave të lëshuara në Serbi, të përdorura nga serbët në Kosovë, skadoi në mesnatën e së hënës.

Prishtina nuk e pranoi propozimin e Uashingtonit dhe Brukselit për shtyrjen e zbatimit të masave për 10 muaj, por qeveria e Kosovës vendosi t’i zbatojë ato në faza, nga nëntori 2022 deri në qershor 2023.

Disa analistë i shohin tensionet e nxitura nga mediat pro-qeveritare në Beograd si një manovër në të cilën Vuçiç blen kohë dhe përpiqet të përgatisë publikun për atë që do të pasojë në muajt e ardhshëm. 

/tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit