11.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Vuçiç jep mesazh uniteti nga Priboj

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e vizitoi Priboj në përpjekje për të qetësuar situatën pas një sërë incidentesh me fyerje ndaj boshnjakëve gjatë festimeve natën e ndërrimit të viteve në krahinën me shumicë myslimane të Sanxhakut.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në vizitën që bëri në qytetin Priboj të krahinës me shumicë myslimane të Sanxhakut dha mesazhe uniteti dhe solidariteti.

Vuçiç shkoi në Priboj për shkak se gjatë festimeve të Vitit të Ri këtu ishin kënduar këngë që bënin thirrje për gjenocid ndaj boshnjakëve.

“Shteti i Serbisë nuk do të ketë mëshirë ndaj atyre që dëmtojnë paqen dhe unitetin në vend. Serbia është edhe vendi i Boshnjakëve”,- tha Vuçiç dhe shtoi: “Është e pamundur të mendosh një Priboj pa boshnjakë. Përgjegjësit e incidentit do të ndëshkohen. Fëmijëve tanë duhet t’u mësojmë bashkëjetesën në paqe dhe unitet”.

“Ka shumë koka të çmendura, ndaj duhet të jemi ne që të qetësojmë situatën e tensionuar. Përgjegjësia e funksionit që mbaj kërkon që unë të jem më i ashpër ndaj serbëve. Unë jam serb, president i Serbisë, por Pribojn nuk mund ta imagjinoj pa Boshnjakët. Unë premtoj dhe garantoj që Priboj nuk do të jetë pa boshnjakë, sepse ata kanë të njëjtat të drejta si serbët, nuk ka më të fortë, të gjithë janë të barabartë para ligjit”, tha presidenti i Serbisë në Priboj.

“Ne duhet t’i respektojmë fqinjët tanë myslimanë, të respektojmë xhamitë ashtu siç respektojmë manastiret dhe kishat. Kjo është toka e të gjithë boshnjakëve dhe e çdo njeriu si dhe e jona. Nuk ka individ më të fortë se shteti, para ligjit të gjithë janë të barabartë, pavarësisht emrit”, tha Vuçiç.

Në një aktivitet që u mbajt natën e Vitit të Ri në qytetin Priboj dhe ku morën pjesë edhe disa oficerë policie ishin kënduar këngë për qytetet Sjenica dhe Pazari i Ri të krahinës së Sanxhakut të banuar kryesisht nga myslimanët, ku ishte thënë se “Sjenica do të jetë Srebrenica e re dhe Novi Pazari do të jetë Vukovari i ri” dhe pamjet skandaloze ishin publikuar edhe në mediat sociale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit