-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Vuçiç: Biznesmenët nga të tre vendet mbështesin projektin “Ballkani i Hapur”

Më të lexuarat

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se të gjithë biznesmenët nga të tre vendet e kanë mbështetur projektin “Ballkani i Hapur”, por se janë ankuar se disa gjëra në kufij nuk janë shndërruar në realitet

Në takimin trepalësh të mbajtur në Beograd në suaza të iniciativës “Ballkani i Hapur” u dakordua formimi i një këshilli zbatues i cili do të koordinojë atë që u ra dakord në kuadër të nismës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në takimin në të cilin morën pjesë kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, sërish u bë ftesë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen kësaj nisme

Këshilli zbatues është formuar sepse është konstatuar se shumë gjëra që janë arritur në nivel politik, nuk janë zbatuar gjithmonë në terren.

Vuçiq në konferencën për media pas takimit tha se të gjithë biznesmenët nga të tre vendet e kanë mbështetur projektin “Ballkani i Hapur”, por se janë ankuar se disa gjëra në kufij nuk janë shndërruar në realitet.

Ai shtoi se biznesmenët kërkojnë vetëm rezultate dhe aktivitet më të shpejtë dhe se “nuk duhet të ndalemi vetëm në deklaratat politike”.

Ai tha se përbërja e këshillit zbatues do të miratohet së shpejti, ndërsa shtoi se është rënë dakord për transit të papenguar ndërmjet vendeve, në mënyrë që të mundësohet rritje më e shpejtë dhe ritëm më të lartë të zhvillimit, sepse të tre vendet mbeten prapa vendeve të zhvilluara.

Vuçiç shtoi se për herë të parë është biseduar për qarkullimin e lirë të shërbimeve, në të cilin kanë marrë pjesë edhe ekspertë nga Sarajeva dhe Prishtina, të cilët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në transformimin digjital të të gjithë rajonit.

Presidenti serb bëri të ditur se mbledhja e radhës do të mbahet në Tiranë në fund të dhjetorit, në të cilën do të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi për çështjen e lejeve të punës, sepse siç theksoi si, vetëm kështu mund të mbahen punëtorët në rajon.

Kujtojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia emërtuan nismën për bashkëpunim midis vendeve të Ballkanit Perëndimor nisma “Ballkani i Hapur”, ndërsa janë ftuar që pjesë e saj të bëhen edhe Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovina.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit