Policia ka konfiskuar një taxi kompanisë Uber e cila ka lidhje me vrasjen e shitësit të njohur Asad Shah.
40 vjeçari Shah, ishte gjetur para dyqanit të tij i plagosur rëndë me thikë në zonën Shawlandës në Glasgow.
Passati ngjyrë hyri i Uber taxi u zbulua i parkuar në të kundërt të dyqanit të gazetave të Shahit.
Kjo makinë e konfiskuar ishte e regjistruar si makinë private në qytetin e Bradfordit, 200 milje nga skena e krimit transmeton Independent.
Policia e Skocisë ka refuzuar të komentojë mbi makinën e konfiskuar.
Ai i takonte sektit të Ahmedive, para se të vritej kishte postuar një video për pashkët duke uruar të krishterët në Facebook.
I dyshuari nuk dihet ende se cili është.
Njerëzit kanë ngritur një fond për familjen e tij që ka mbërrirë në 70,000$. /KohaIslame