Një person i moshës 58-vjeçare, i nacionalitetit boshnjak, është vrarë mbrëmë nga i dyshuari Drashko Stepiq, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të ditës së djeshme, në një kafene në veri të Mitrovicës. Mësohet se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar dorasin.
Viktima është Murat Kuçi, i cili ka jetuar në jug të Mitrovicës – pronar i kafenesë ku është qëlluar.
Ende nuk dihet motivi i vrasjes.