2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Vritet një anëtar i PS-së, ish-anëtar i LSI-së në Elbasan

Më të lexuarat

Një person mësohet se ka mbetur i vrarë në Elbasan këtë të mërkurë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji”. Viktima mësohet se është Pjerin Xhuvani, pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por i akuzuar nga opozita si pjesë e strukturave të Partisë Socialiste në këtë qytet së fundmi.

Në vendngjarje janë mbledhur forca të shumta policie dhe 4 autoambulanca, pasi raportohet se ka mbetur i plagosur edhe një efektiv i Policisë dhe një person tjetër.

Partia Demokratike pretendon se pranë selisë së saj në këtë lagje është konstatuar një makinë dhe personat që ishin në të shpërndanin para në këmbim të premtimit për vota.

Në përplasje janë përfshirë të paktën 6 persona.

Drejt qytetit janë nisur Forcat Speciale.

Raportohet se është identifikuar edhe një person i dyshuar si i përfshirë në ngjarje, Kelmend Xh., 44-vjeçar, por ende nuk dihet roli i tij në këtë përplasje./A2

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit