10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

VRITET MINISTRI I MBROJTJES SË SIRISË

Më të lexuarat

Është vrarë ministri i mbrojtjes së Sirisë, Daud Raxha, ndërsa janë plagosur disa zyrtarë të regjimit të presidentit, Bashar Al Asad, njoftuan mediat shtetërore të këtij vendi.

Vrasja e zyrtarit të lartë të ekzekutivit sirian dhe të tjerëve erdhi si pasojë e goditjes së një ndërtese të forcave të sigurisë në Damask nga një sulmues vetvrasës.

Shpërthimi erdhi në kohën e ashpërsimit të luftimeve ndërmjet forcave qeveritare dhe atyre opozitare, të cilat kanë hyrë në ditën e katërt.

Raporti i televizionit shtetëror bëri të ditur se vetvrasësi me bombë ka synuar të sulmojë ndërtesën e forcave kombëtare të sigurisë.

Në ndërkohë, Këshilli i Sigurimit pritet të votojë gjatë ditës mbi një rezolutë me të cilën synohet t’i jepet fund krizës në Siri.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit