6.9 C
Pristina
Wednesday, September 22, 2021

Thatësira me katastrofa të përmasave epike!

Më të lexuarat

Temperaturat e larta kanë kapluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos pjesën qendrore të shtetit, që është si hambar i shtetit më të fuqishëm në botë. Siç raporton CNN, Amerika po përballet me thatësirën më të keqe në 25 vitet e fundit, ndërsa dëmet tek tash po vërehen. Nuk ka asnjë dyshim se këtë vit konsumatorët amerikanë do të paguajnë më shumë për ushqim se zakonisht, sepse thatësira do të shkatërrojë të mbjellat. Kjo do të ndikojë në rritjen e çmimit të grurit, pastaj të miellit, bukës e kështu me radhë…

Për shkak të thatësirës së ashpër, autoritetet amerikane kanë shpallur njëmijë qarqe, në 26 shtete – nga Carolina e Jugut nëpër Iowa e Nevada – si zona të prekura nga fatkeqësitë natyrore. Të martën është publikuar edhe informacioni se 61 për qind e vendit, 48 shtete, janë goditur nga thatësira, që është një normë rekorde qëkur ekziston shërbimi “U.S. Drought Monitor”, i cili që 12 vite përcjellë të reshurat në vend.

Situatën e tillë klimatike po e vështirësojnë edhe zjarre mëdha pyjore, sidomos ato që ditët e fundit kanë dëmtuar rëndë shtetit federal të Colorados.

Dymbëdhjetë muajt e fundit në Amerikë ishin më të ngrohtët që nga viti 1895, pra qëkur zyrtarisht janë matur temperaturat. Kjo me vete bartë pasoja ekonomike, sidomos tek gruri dhe misri, në fushat e Amerikës qendrore. Tashmë është llogaritur se rreth 30 për qind e misrit do të jetë i papërdorshëm, prandaj nuk çudi që çmimi tek tash është rritur për 45 për qind, ndërsa soja për 22 për qind.

Fermerët amerikanë paralajmërojnë se çmimet do të vërehen në shitore, ndërsa shpejtë pritet që të shtrenjtohet edhe mishi dhe vezët.

Në çdo rast, rritja drastike e çmimeve të drithërave duket e pashmangshme. Ndërsa, meqë tregu amerikan ndikon pjesën tjetër të botës, shtrenjtimi i ushqimit mund të pritet edhe në Evropë.

Eksperti për ekonomi, Jim Rogers, ka thënë për “Business Insider” se “thatësira e tanishme është problem për fermerët në tokat e të cilave nuk ka pasur të reshura, por mund të jetë problem për fermerët e gjithë botës”. Megjithatë, Rogers paralajmëron se bujqësia në të gjithë botën është në krizë të thellë dhe se thatësira e tanishme duhet të shihet si apel tjetër për veprime urgjente.

“Për shembull, në Britani të Madhe, numri më i madh i vetëvrasjeve po ndodhë në mesin e fermerëve. Ata në përgjithësi nuk mund të jetojnë shumë gjatë: në Japoni, mesatarja e jetës së tyre është 66 vjeçe, ndërsa në SHBA është 58. Në Indi, në vitet e fundit fermerët dhe fshatarët janë kapluar nga një valë e vetëvrasjeve për shkak të kushteve të tmerrshme për punë. Pra, bota ngadalë po përballet me mungesën e fermerëve, prandaj kërcënohemi me rezultate të ulëta të prodhimit drithërave dhe rritje të çmimit të tyre”, shpjegoi Rogers.

Për këtë janë të vetëdijshëm edhe disa politikanë amerikanë, prandaj guvernatori i shtetit Illinois, Pat Quinn, e përshkroi thatësirën si “katastrofë me përmasa epike”.

Sido që të jetë, thatësira e madhe amerikane mund të ndërpritet vetëm nga shiu, ndërsa sipas meteorologëve të reshurat nuk parashikohen në këtë moment. E vetmja gjë që ne mund ta themi me siguri është se çmimet e drithërave do të rriten këtë vit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit