Një 25-vjeçar nga Kamenica ka mbetur i vdekur si pasojë e therjes me thikë nga një i dyshuar rreth moshës 30-vjeç.
Rasti ka ndodhur mbrëmë pas orës 22:00 në lagjen “Çamëria” në Kamenicë. Lajmin për Indeksonline e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e policisë, mirëpo sipas tyre gjatë ditës do bëhet e ditur rreth motiveve dhe rastit në tërësi.
Sipas policisë, viktima ka ndërruar jetë në spitalin e Gjilanit ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i tij është dërguar në qendrën e mjekësisë ligjore për autopsi.
I dyshuari rreth të 30-tave tani ndodhet në qendrën e paraburgimit dhe ndaj tij po përgatitet lënda për procedurë gjyqësore.kohaislame