1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Vritet me kallashnikov, kapet autori

Më të lexuarat

Një person është vrarë mbrëmë me kallashnikov në qendër të Malishevës për motive ende ta panjohura.

Policia ka bërë të ditur se rasti ia ka ndodhur rreth orës 22:00 ndërsa viktima ka ndërruar jetë një orë më vonë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Autori i krimit ka përfunduar në pranga ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një AK-47 me 15 copë fishek të kalibrit 7.62 mm.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës të cilat po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë quar deri të vrasja.

Me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, përderisa të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor deri në një vendim tjetër./ kohaislame   

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit