20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Nazim Bllaca sot në gjykatë për veten në rastin “Bllaca III”

Më të lexuarat

Nazim Bllaca sot pritet të dalë sërish para gjyqtarit. Kësaj here është vetë ai si i akuzuar për vrasje.

Ai akuzohet për vrasjen e Ibush Kllokoqit në vitin 1999. Bllaca pretendon se ishte pjesëtar i ish Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Sipas Bllacës, ai vetëm kishte zbatuar urdhërat nga shefat e tij. Para disa javësh Bllaca ishte në seancën e parë gjyqësor të njohur si „Bllaca III“. Bllaca është dëshmitar bashkëpunues i prokurorisë.

Kështu, pas katër viteve bashkëpunimi, drejtësia pritet ta thotë të hënën fjalën e fundit. Ai në në 2009’ën doli publikisht dhe tha se ka vrarë Ibush Kllokoqin.

Epilogu për dëshmitarin kyç të disa vrasjeve të pasluftës, sipas ekspertëve të rasteve penale nuk mund të jetë tjetër veç se dënim me burg.

Vetë Bllaca kishte thënë se asnjëherë nuk do të pranojë të shkojë në ndonjë burg të Kosovës. Por, sipas avokatit Tomë Gashi, Bllaca nuk ka se si t’iu ikë grilave të burgjeve të Kosovës

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit