Mbi Idrizin ka shtënë një bashkëvendas i tij 53 vjeçar, i cili pas vrasjes ka tentuar të vetëvritet, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore
SHKUP (АА) – Ka ndërruar jetë kryetari i komunës së Bogovinës, (rrethi i Tetovës), Hazbi Idrizi, pasi mbi të ishte qëlluar me armë zjarri, konfirmuan për Anadolu Agency (AA) burime policore.
“Në ora 10:45 në klinikën e Tetovës është sjellur personi me inicialet H.I (52) nga Bogovina mbi të cilin ishte shtënë me armë zjarri. Pas plagëve të marra personi u është nënshtruar të njëjtave”, thanë për AA burimet policore.
Të njëjtat thonë se personi i cili ka shtënë mbi kryetarin e Bogovinës është një bashkëvendas i tij 53 vjeçar, i cili pas vrasjes ka tentuar të kryej vetëvrasje, për çka aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga shkaku i natyrës së plagëve, ai është dërguar në një spital të Shkupit.
Burimi policor thotë se ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë në terren ku po kryejnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, për të shtuar se gjatë ditës do të publikojnë më shumë informacione.