0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vritet komandanti i shqiptarëve të DAESH-it, Ridvan Haqifi

Më të lexuarat

Ridvan Haqifi nga Gjilani, i njohur me nofkën Al-Kosovi, është vrarë gjatë luftimeve në Siri e Irak.

Luftëtari i DAESH-it, që paralajmëronte ditë të zeza, më nuk jeton, kurse familja e tij në Gjilan ka hapur të pame, ka njoftuar RTK.

Familja Haqifi ka konfirmuar vdekjen e djalit të tyre, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Lajmin për vdekjen e Haqifit e kanë edhe Bashkësia Islame në Gjilan dhe Policia, por askush prej tyre nuk ka dashur të komentojë rastin.

Ridvan Haqifi, i angazhuar në luftërat në Siri dhe Irak nga korriku i vitit 2014, e zëvendësoi Lavdrim Muhaxherin si komandant i shqiptarëve në organizatën terroriste DAESH.

Haqifi në qershor të 2015 kishte paralajmëruan Ballkanin për luftë në emër të hakmarrjes “ndaj atyre që kanë poshtëruar myslimanët” në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bosnje, e vende tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit