-1.4 C
Pristina
Sunday, January 12, 2025

Vritet komandanti i lartë i rebelëve Huthi në Jemen

Më të lexuarat

SANA (AA) – Rebelët Huthi kanë humbur një komandant të lartë të tyre, i cili është vrarë në përleshjet me trupat e Arabisë Saudite në krahinën Saada të Jemenit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve SABA, të cilën e kontrollojnë militantët Huthi, shkruan se “gjeneral-majori Nasser Hussein al-Qubari është vrarë në kohën kur po kryente detyrat kombëtare”.

Agjencia në fjalë nuk ka dhënë detaje të hollësishme për vrasjen e al-Qubarit, por burime nga ushtria e Jemenit thonë se komandanti në fjalë ka qenë përgjegjës për zbarkimin e trupave Huthi në afërsi të kufirit me Arabinë Saudite.

“Al-Qubari ka punuar nga afër me forcat e Gardës së Republikës së Jemenit, besnike ndaj presidentit të ndjerë Ali Abdullah Saleh” tha për AA burimi në kushte anonimiteti.

Në vitin 2014, Jemeni u përfshi në një luftë civile, më saktësisht atëherë kur milicia shiite Huthi mori pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana, duke detyruar qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të transferohet në qytetin bregdetar të Adenit.

Në vitin 2015, Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë nisën fushatë ushtarake që kishte për qëllim të zmbrapsë lëvizjen Huthi dhe të mbështesë qeverinë e Jemenit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit