0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Vritet gruaja e çeçenit të akuzuar për komplot për vrasjen e Putinit

Më të lexuarat

Gruaja e një çeçeni të akuzuar nga autoritetet ruse për komplot për vrasjen e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, është vrarë në një pritë pranë Kievit, konfirmuan autoritetet.

Adam Osmayev tha se ai dhe gruaja e tij, Amina Okuyeva, kanë qenë duke udhëtuar me makinë në periferi të kryeqytetit të Ukrainës, kur një automjet tjetër ka nisur t’i ndiqte.

Makina është qëlluar dhe Okuyeva është goditur në kokë, i tha Osmayev medias ukrainase.

Osmayev, i cili u plagos në sulm, e akuzoi Rusinë për orkestrim të tij.

Osmayev është ndaluar nga autoritetet e Ukrainës në qytetin Odesa në shkurt të vitit 2012 dhe është akuzuar për posedim të eksplozivëve, dëmtim të pronës private dhe falsifikim.

Më kërkesë të autoriteteve ruse, ai më vonë është akuzuar për komplot për të vrarë Putinin.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i ka rekomanduar Ukrainës që të mos e ekstradojë Osmayevin në Rusi dhe Kievi ka vendosur të pezullojë procesin e ekstradimit./GSH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit