3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vriten tre persona në Jerusalem, plagosen mbi 20 të tjerë

Më të lexuarat

Në disa sulme në Jerusalem kanë humbur jetën tre persona, ndërkohë që më shumë se 20 të tjerë janë plagosur, kanë bërë të ditur burimet mjekësore.
Gjatë një sulmi me thikë dhe me armë të dy meshkujve ndaj një autobusi në Jerusalemin Lindor është vrarë një shtetas izraelit, ndërsa 16 janë plagosur, ka thënë Yonatan Yagodovsky, zëdhënësi i Zyrës së mjekëve.
Me atë rast një nga sulmuesit u vra, ndërsa tjetri u plagos.

Në sulmin tjetër në pjesën qendrore të Jerusalemit, një izraelit u vra, ndërsa katër u plagosën kur sulmuesi kishte goditur me veturë stacionin e autobusëve dhe më pas plagosi me thikë disa persona.
Policia izraelite njoftoi se sulmuesi u qëllua dhe u arrestua.
Ditëve të fundit në Izrael janë shënuar disa sulme ku janë vrarë dhe plagosur disa persona.
Në anën tjetër, në javët e fundit forcat izraelite të sigurisë kanë vrarë së paku 27 palestinezë.
Tensionet në Jerusalem dhe në Bregun Perëndimor janë në rritje nga fillimi i gushtit, kur kolonët hebre dogjën shtëpinë palestineze në Bablus. Trazirat u përshkallëzuan në mes të muajit të kaluar kur forcat izraelite të sigurisë ndaluan hyrjen e myslimanëve në kompleksin Al-Aksa. /AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit