Të paktën 34 persona, mes të cilëve 11 fëmijë, u vranë sot pas një shpërthimi në qytetin veriperëndimor sirian të Idlibit.
”Mes të vdekurve janë 19 civilë dhe 11 fëmijë”, tha OJQ-ja Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
Shpërthimi ndodhi dje në mbrëmje vonë, pranë zyrave të Ajand al-Caucas, grup militant i lidhur me Jabhat Fatah al-Sham, filial i al-Kaedës në Siri, i njohur si al-Nusra Front.
Idlibi ka rreth dy milionë banorë, përfshirë edhe të shpërngulurit nga qytete të tjera siriane.