1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Vret në dasmë, e merr hakun e babës!

Më të lexuarat

Një vrasje e kryer 19 vjet më parë në zonën e Kukësit, i ka hapur plagët sërish,ku djali ka marrë hak për babanë e tij, të vrarë në 1997 nga Behram Isa, babai i viktimës Miraim Isa.

Krimi i rëndë ka ndodhur në një fshat të Kukësit. Në atë kohë, djali i mbetur jetim ishte 5 vjeç, i cili rritej bashkë me rrëfimin e familjarëve të tij se si iu vra i ati në oborrin e shtëpisë.

Në të vërtetë, vrasësi u kap nga Policia dhe u dënua me 13 vjet heqje lirie. Ai para disa vitesh doli nga burgu dhe më pas vdiq në shtëpi,por duket se kjo nuk e ka zgjidhur situatën e rënduar mes dy familjeve.

Të dy të rinjtë ishin në një dasmë në një fshat në Kukës,dhe teksa po ktheheshin nga dasma ata janë ulur me shoqërinë e tyre në ambientet e një lokali.

Por pikërisht në këtë çast, djali i viktimës së mbetur në 1997,shtetasi 24 vjeçar Ismail Alidini,ka sulmuar dhe qëlluar disa herë me thikë shtetasin Miraim Isa,duke e lënë të vdekur në vend.

Megjithëse ai është larguar me shpejtësi policia e Kukësit ka mundur ta lokalizojë dhe arrestojë autorin e krimit të rëndë, duke e akuzuar për akuzat “Vrasje për gjakmarrje”,“Prodhimit mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje te armeve te ftohta”.

Tashmë dosja penale në ngarkim të Ismail Alidinit është dërguar në Gjykatën e Krimeve të Rënda,dhe se pritet që shumë shpejt të fillojë gjykimin, shkruan “shqiptarja.com”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit