Një bashkëshort në Majami ka vrarë gruan e tij dhe më pas ka njoftuar në Facebook krimin duke postuar dhe foto.Pas kësaj ai u dorëzua në polici.
Derek Medina, 31 vjeç shkruan në rrjetin social Facebook se ka qëlluar për vdekje gruan e tij, Jennifer Alonso sepse sipas tij kjo e fundit e keqtrajtonte.
“Do të shkoj në burg për vrasje me dashje të shkallës së parë sepse vrava gruan time. Ju dua miq, do më mungoni dhe tani e tutje do t’ju duhet të më shihni në lajme. Gruaja ime më qëllonte me grushta dhe unë nuk mund të qëndroja më duarkryq. Ndaj bëra këtë që bëra dhe shpresoj në mirëkuptimin tuaj”, shkruan Medina në Facebook, transmeton BW.
Trupi i gruas u gjet në shtëpinë e tyre, ku ndodhej dhe vajza e mitur 10 vjeç e ciftit, fatmirësisht e pa dëmtuar.
Faqja në Facebook u hoq menjëherë nga policia, por miq të Derek morën e shkëputën sa mundën imazhe prej aty.