Vrasësi i njohur masiv me një përshëndetje naziste hyri në sallën e gjyqit për një seancë dëgjimore për lirim me kusht për të vendosur nëse do të lirohej pas më shumë se një dekade pas hekurave.
Breivik vrau 77 njerëz – tetë në Oslo duke shpërthyer një kamion plot me eksplozivë përpara zyrave qeveritare dhe 69 kryesisht adoleshentë, në një kamp veror të të rinjve laburistëve në ishullin Utoya.
Ai u dënua me 21 vjet burg në vitin 2012, me mundësi vazhdimi të pacaktuar të dënimit, ndërkohë që përbën një kërcënim për shoqërinë.
Në atë kohë, ky ishte dënimi më i madh i mundshëm në Norvegji, megjithëse ndërkohë ligji është ndryshuar për të lejuar shqiptimin e dënimeve më të gjata me burg.
Kur mbërriti në gjykatë kokërruar dhe i veshur me një kostum të errët, Breivik bëri një shenjë supremaciste me gishta përpara se të ngrinte dorën e djathtë në një përshëndetje naziste për të sinjalizuar ideologjinë e tij të ekstremit të djathtë.
Ai mbante edhe mbishkrime, të shtypura në gjuhën angleze, duke përfshirë atë ku shkruhej “Stop genocidit të shteteve tona të bardha” dhe “Lufta Civile Naziste”.
Gjyqtari i tha që të mos i tregonte më ndërsa prokuroria të paraqiste tezat e saj.
“Unë nuk dua të shoh diçka të tillë kur prokuroria është duke folur,” tha gjyqtari Doug Bjoervik.
Breivik tundi kokën ndërsa prokuroria paraqiti argumentet e saj, duke përfshirë një fragment nga vendimi origjinal i 2012-ës.
Duke iu drejtuar gjykatës, Breivik fajësoi për krimet e tij radikalizimin në internet të një rrjeti ekstremistësh të ekstremit të djathtë pa lider, gjë që ai tha se motivoi sulmet e tij.
“Ata më shpëlanë trurin”, tha Breivik. “Urdhëri ishte … për të rivendosur Rajhun e Tretë. Dhe si ta bëjmë këtë, vendimi i takon secilit ushtar,” tha ai.https://www.youtube.com/embed/6LSA8fXKKEQ?feature=oembed
Breivik, i cili e përshkroi veten si kandidat për parlament, tha gjithashtu se ai do të vazhdojë luftën e tij për supremacinë e bardhë dhe dominimin nazist, megjithëse në mënyrë paqësore.
Seanca e së martës ishte paraqitja e parë publike e Breivik që nga viti 2017, kur ai gjithashtu tregoi përshëndetje naziste në gjykatë.
Gjykata Telemark në Skien, në jugperëndim të kryeqytetit Oslo, ku Breivik po vuan dënimin e tij, po dëgjon një çështje këtë javë pasi zyra e prokurorit të shtetit të Oslos refuzoi kërkesën e Breivik për lirim të parakohshëm vitin e kaluar.
“Qëndrimi ynë është se është e nevojshme të (vazhdohet) mbyllja për të mbrojtur shoqërinë”, tha prokurorja përgjegjëse Hulda Karlsdottir për Reuters.
Procedimi do të zhvillohet për maksimum katër ditë në palestrën e burgut, e cila është shndërruar në një sallë gjyqi të improvizuar dhe vendimi pritet rreth shtatë ditë më vonë.
Nëse kërkesa e tij për lirim refuzohet, Breivik, i cili ndryshoi emrin e tij zyrtar në Fjotolf Hansen, mund të aplikojë për një seancë të re të dënimit të pezulluar brenda një viti, tha Karlsdottir.
Breivik humbi çështjen e të drejtave të njeriut në vitin 2017, kur gjykata e apelit anuloi vendimin e gjykatës më të ulët se izolimi i tij pothuajse në qelinë me tre dhoma ishte çnjerëzor.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut hodhi poshtë ankesën e mëvonshme. /tesheshi.com/