-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vrau ish gruan dhe ish-kunatin në derën e shtëpisë, ky është autori i masakrës. Policia jep detaje: 5 mln lekë kush na informon

Më të lexuarat

Personi qe shihni ne foton me poshte eshte autori i masakres se mbremshme ne Rreshen, i cili ekzekutoi me arme ish-gruan e tij, nene e tre femijeve dhe vellane e saj, ish kunatin e tij. 

Fatmir Kolecaj
Fatmir Kolecaj

Policia njofton sot se po vijon krehjen e zonës për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Kodër Rrëshen.

“Forcat RENEA, FNSH dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë vijuar pa ndërprerë kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara ku mund të fshihej autori i dyshuar i ngjarjes”-thote policia.

Fatmir Kolecaj, foto me e fundit
Fatmir Kolecaj, foto me e fundit

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe dokumentimin e ngjarjes.

“Për të bërë të mundur kapjen sa më parë të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vë në dispozicion 5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit”-njofton policia, duke kerkuar ndihmen e qytetareve.

Sipas policise, “Cilido që disponon informacion të vlefshëm për autorin e dyshuar, shtetasin Fatmir Kolecaj, 47 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, të telefonojnë në numrin 069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke i siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt”.viktimat Rreshen dhe autori

VRASJA

Sipas informacionit zyrtar të Policisë, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20:40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit Vlediason Filopati dhe motra e tij, shtetasja Esmeralda Filopati.

Nga informacionet e para, dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi Fatmir Kolecaj, nga fshati Zejmen i Lezhës, ish-bashkëshorti i shtetases Esmeralda Filopati, i cili pas krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

KONFLIKTI PARA DIVORCIT

Me vendim të datës 15 janar të vitit 2018, Gjykata e Lezhës e ka dënuar Fatmir Kolecajn me 15 muaj burg për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se, duke iu referuar në deklarimet e të dëmtuarës Esmeralda Kolecaj (Filopati), provohet se marrëdhëniet bashkëshortore të saj me të pandehurin Fatmir Kolecajn janë karakterizuar nga grindje e mosmarrëveshje, të pasuara nga veprime të dhunës fizike dhe psikike të shkaktuara prej të pandehurit mbi bashkëshorten e tij, të cilat kjo e fundit nuk i ka denoncuar më parë në Polici, për arsye se i pandehuri e kërcënonte me fjalët: “Do të vras po njoftove Policinë…”, duke shoqëruar përdorimin e këtyre fjalëve me praninë e një arme zjarri të mbushur prej tij.

Rasti i fundit, të cilin e dëmtuara Esmeralda Kolecaj e ka denoncuar në Polici, është ai i orës 16:00, të datës 12.07.2017, në të cilën i pandehuri sapo ka hyrë në banesë, ka filluar ta godasë me shuplaka bashkëshorten e tij, pastaj ka marrë një tub gome dhe me të e ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit për rreth një orë.

E dëmtuara, Esmeralda Kolecaj (Filopati), ka mundur të telefonojë babanë e saj, të cilit i ka bërë me dije faktet e mësipërme, ndërsa ky i fundit ka njoftuar Policinë. Në këtë moment, i pandehuri ka shkuar në banjën e banesës dhe ka marrë një armë zjarri që e mbante pa leje të organeve kompetente, të cilën e ka vendosur në tavolinë, ndërsa bashkëshortes së tij i ka thënë: “Të parën do të vras ty, pastaj do merrem me ato”. Pas rreth 30 minutash nga kryerja e veprimeve të mësipërme, i pandehuri ka dalë bashkë me armën në oborrin e banesës dhe është rikthyer në banesë, duke mos e pasur armën me vete.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit