12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Antikomunizmi

Më të lexuarat

Shoqëria jonë dhe jo vetëm, ka vuajtur shumë nga ideologjia dhe praktika komuniste. Kjo ideologji antihumane u injektua me dhunë në gjenet e këtij populli dhe për këtë shkak, e liga e mutacioneve që ai shkaktoi, kërkon kohë e breza për t’u zhbërë dhe për t’u kthyer njerëzit në normalitet. Por, nëse heshtim, rrjedhja e viteve nuk mjafton për ta kuruar një anormalitet gjenetik, sepse edhe nëse ai nuk shumohet, vazhdon të jetojë dhe të trashëgohet dhe do të shfaqet në një mënyrë ose në një tjetër.

Lufta ndaj komunizmit si ideologji dhe praktikë, nuk mund të bëhet me të njëjtën metodë, ashtu si vetë komunizmi i luftonte kundërshtarët e tij, me atë që ai e quante “luftë klasash”, sepse në thelb komunizmi është i pafe dhe njerëzit e pa Zot e shohin botën si rastësi, e rastësia i qaset njerëzores në mënyrë individuale, duke mohuar trashëgiminë si pjesë e vazhdimësisë së jetës dhe si i tillë, njeriu për njeriun është i huaj, pra dhe lehtësisht antihuman, kështu që antihumanizmi komunist nuk njeh afërsi gjaku, fisi, race dhe lloji, por është i gatshëm të asgjësojë pa hezitim, çdokënd që e pengon kauzën e tij ideologjike. Kështu që për ta shkulur këtë farë të ndyrë nga mendësia njerëzore, që ka prekur shpesh edhe njerëzit tanë më të afërm, ne duhet ta luftojmë atë me ide, edukim dhe praktika të ndryshme nga ato marksiste, të cilat pa e ndjerë ndoshta, i ruajmë akoma si pjesë e formimit tonë. Mbi të gjitha, ne duhet të edukojmë brezat që vijnë, duke iu kujtuar atyre, jo vetëm se cilat qenë pasojat e rënda që solli vendosja e regjimit komunist në këtë vend, por t’iu qartësojmë thelbin e tij të lig, që buron nga mohimi i besimit në Zot dhe pafesia e tij, thelb ky që ka qenë dhe është fara e ideologjisë së majtë.

Antikomunizmi padyshim që nuk duhet të kthehet në fe, duke e zëvendësuar atë, por është një kauzë e drejtë për besimtarët dhe hoxhallarët, që veç të tjerash e kemi amanet edhe nga të parët tanë, nga ata, të cilët me dritën e besimit dhe largpamësinë e tij paralajmëruan shqiptarët nga kjo fantazmë e pështirë:
“Bolshevizma s’pajton kurrë me dinin e Muhamedit,
çelët do ta ketë luftën gjer Ditën e Kiametit” (H. Ali Korça, 1925)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit