-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Vrau adoleshentin, nxjerr armën në ankand

Më të lexuarat

Arma me të cilën u vra adoleshenti i paarmatosur me ngjyrë, Trayvon Martin në Florida është nxjerrë në ankand nga personi që e qëlloi, George Zimmerman, transmeton Top Channel.

Ky i fundit ishte një roje lagje kur vrau 17-vjeçarin në vitin 2012, vrasje për të cilën u rrëzuan akuzat pasi Zimmerman arriti të mbrojë në gjyq qëndrimin e  tij se veproi për vetëmbrojtje.

Zimmerman tha se do ta shiste armën e tij për të mbledhur fonde ndaj retorikës së Hillary Clinton kundër armëve.

I pyetur se çfarë mesazhi kishte për njerëzit që ishin kundër shitjes së armës, Zimmerman tha se as që i intereson mendimi i tyre, pasi nuk do të bëjnë ofertë për pistoletën.

Ankandi për pistoletën 9 milimetra nis me 5000 dollarë dhe Zimmerman e ka përshkruar atë si një “Ikonë amerikane”, e cila së fundmi ju kthye nga departamenti i drejtësisë.

Gjesti i tij është cilësuar gjerësisht si mizor, por kjo s’është hera e parë që Zimmerman përpiqet ët fitojë para duke shfrytëzuar namin e tij. Më herët ai shiti në “eBay” një flamur amerikan me slogane patriotike për 100 000 dollarë.

Në gjyqin e vitit 2012, për vrasjen e Trayvon Martin, ekipi mbrojtës i Zimmerman tha se klienti i tyre ishte sulmuar fizikisht nga adoleshenti dhe kishte qenë i detyruar që të mbrohej. Megjithatë përpjekjet e prokurorëve për ta dënuar, atë nuk mundën t’i provojnë në gjyq akuzat dhe Zimmerman u shpall i pafajshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit