Një video e publikuar nga mediat e huaja thuhet se tregon momentin kur vrasësi i 17 personave në një shkollë të mesme në Florida, Nikolas Cruz, shihet duke qëlluar në drejtim të objektivave të tij në oborrin e tij, disa muaj para sulmit të tij vdekjeprurës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje ku shihet 19-vjeçari i cili masakroi 17 persona nga stafi i shkollës dhe nxënës, gjatë një sulmi i cili la gjithashtu edhe shumë të lënduar.
Pas sulmit në shkollë, Cruz braktisi arsenalin e tij dhe iku nga vendi i ngjarjes pak kohë më pas, duke vizituar Walmart dhe një McDonalds para se ai të ishte kapur nga policët.
Në pamjet në fjalë të cilat thuhet se janë bërë nga një fqinj, shihet Cruz duke bërë stërvitje në oborrin e tij me një armë BB.
Dëshmitarët raportojnë se Cruz hodhi granata tymi në korridoret e shkollës para se të lëshonte alarmin e zjarrit në mënyrë që të joshur mësuesit dhe studentët jashtë ndërtesës.