5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Vrasjet i ndjekin palestinezët edhe në Amerikë

Më të lexuarat

Një 71 vjecar në SHBA masakron një djalë 6 vjecar palestinez me 26 goditje me thikë nën ndikimin e frymës anti muslimane anti palestineze

Një 71 vjecar në SHBA masakron një djalë 6 vjecar palestinez me 26 goditje me thikë nën ndikimin e frymës anti muslimane-anti palestineze që po sjell lufta në Gaza. Nuk u mjaftua me djalin por goditi me thikë dhe nënën 32 vjecare të djalit. (në foto poshtë është djali i vogël palestinez)

Presidenti Amerikan Joe Biden e dënoi këtë krim dhe u shpreh: “Ne, si amerikanë, duhet të bashkohemi dhe të refuzojmë islamofobinë dhe të gjitha format e intolerancës dhe urrejtjes”. Mirëpo në të vërtetë me rritjen e islamofobisë te shumë politikanë amerikanë dhe perëndimorë , përfshi dhe mediat nuk mjafton refuzimi por duhen të ndërrmeren hapa konkret për parandalimin e saj.
Gazeta e njohur britanike “Financial Times” shkruan se ajo që po ndodh në Gaza ngulit thellë urejtjen e botës arabe për Izraelin. Dhe kjo ndodh pikërisht në kohën kur Izraeli kërkonte përmirësimin e marrëdhënieve me shtetet arabe.

Ndërsa mendimtari i njohur francez Francois Bourga thekson se me rritjen e të djathtës ekstreme ne Evropë konflikti po shikohet vetëm me sytë e Izraelit. Ai shkon deri aty sa thotë se Islamofobia është nxitësi kryesor i vendimeve perëndimore.

Pra të vijë dikush me kombësi tjetër, të dhunojë e të masakrojë prej 75 vjetësh vëllaun dhe komshiun tënd të të njëjtës kombësi dhe kulturë dhe në fund kërkon prej teje ta mirëkuptosh dhe të jetosh në paqe me komshiun e ri pasi asgjësoi komshiun që kishe.

Problemi qëndron se shumica e mediave perëndimore këtë skenë e paraqesin normale dhe imponuese në të njëjtën kohë.

Nëse fryma anti islame dhe anti arabe në media mund të sjellë masakra si ajo e djalit 6 vjecar, po vrasja e mijërave fëmive, grave dhe pleqve cfarë do sjellë në anën tjetër?

Mos harrojmë se dhuna nuk është vetëm ajo fizike, por kemi dhunë psiqike dhe dhunë mediatike gjithashtu. Pas dhunës nëse kërkohet që i dhunuari të heshtë, të mësohet e të mos kërkojë të drejta atëherë nuk kemi të bëjmë më me demokraci por me diktaturë.

Hoxhë Mustafa Tërniqi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit