Prokuroria në Prishtinë tha se kamera në selinë e Iniciativës Qytetare Serbe nuk kanë të regjistruar asgjë, sepse në kohën e vrasjes së Ivanoviqit nuk kanë punuar.
Kështu së paku sipas mediave serbe,ka thënë bashkëpunëtorja e Ivanoviqit, Ksenija Bozoviq.
Sipas saj, kamerat kanë filluar të punojnë 10 minuta pas vrasjes dhe kanë regjistruar vetëm ambulancën që erdhi pas thirrjes së bërë, pasi ishte qëlluar Ivanoviq.
“Nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, KFOR-i dhe prokurori kuptova se kamerat në lokalet tona në nga pjesa ku ishte vrarë Oliveri nuk kanë punuar për 12 ditë, që nga 4 janari dhe janë vënë në funksion më 16 janar, dhjetë minuta pas vrasjes, kur ajo regjistroi një ambulancë”, citohet të ketë thënë Bozoviq për Beta, duke përcjellë atë që i ishte thënë në prokurori.
Ndërkohë, po sipas mediave serbe, shefi i Operacioneve të Policisë së Kosovës, Zhelko Bojiç, ka thënë se policia hoqi videot nga kamerat e sigurisë dhe të gjitha materialet e mbledhura në vendin e ngjarjes, dhe se ato janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në Prishtinë.
Vrasja e Oliver Ivanoviqit ka ndodhur më 16 janar të vitit 2018, rreth orës 8 e 15 të mëngjesit – në afërsi të zyrës së tij në Mitrovicë.