1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Vrasja e një imami në New Jersey trondit SHBA-në

Më të lexuarat

Plumba në pragun e një xhamie, krim ende pa shpjegim

Një imam i cili u plagos herët të mërkurën, më 3 janar, jashtë një xhamie në Newark, New Jersey, në SHBA, u shua në spital.

Të shtënat ndodhën në orën 6:16 të mëngjesit (11:16 GMT) jashtë xhamisë Muhammed-Newark.

Ai u transportua në Spitalin Universitar Shtetëror aty pranë, ku ndërroi jetë pavarësisht të gjitha trajtimeve mjekësore.

Hetimi është në vazhdim dhe autoritetet nuk pranuan të japin informacion shtesë mbi autorësinë e mundshme të këtij krimi tronditës.

“Ne nuk e dimë ende motivin e këtij krimi”, por “provat e mbledhura deri më tani nuk tregojnë një akt të motivuar nga paragjykimi racor apo terrorizmi i brendshëm”, tha Prokurori i Përgjithshëm i New Jersey-t, Matthew Platkin.

Platkin dhe zëvendësi i tij i qarkut Essex, Ted Stevens, thanë se Imam Hassan Sharif, një figurë në komunitetin lokal në Newark, u godit nga plumbat në mes të rrugës dje herët dhe vdiq pasi u dërgua në spital.

Stevens gjithashtu u duk se përjashtoi skenarin se ky ishte një akt “terrorist”, domethënë një akt i ndjekësve të teorisë së “supremacisë së bardhë”.

Hassan Sharif kishte punuar që nga viti 2006 në sigurinë e Aeroportit Ndërkombëtar të Neëark Liberty, tha në një e-mail një zëdhënëse e Administratës Federale të Sigurisë së Transportit (TSA).

“Ne jemi thellësisht të pikëlluar kur mësuam për vdekjen e tij dhe shprehim ngushëllimet tona për familjen, miqtë dhe kolegët e tij”, tha ajo.

Para se të bëhej e ditur vdekja e tij, Phil Murphy, guvernatori i New Jersey-t, shtëpia e qindra mijëra muslimanëve dhe hebrenjve, siguroi “komunitetin mysliman dhe besimtarët e të gjitha besimeve se gjithçka do të bëhet për sigurinë e tyre”.

Nga ana tjetër, Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR) bëri thirrje për një tubim në xhaminë e Newark për të “kërkuar që autorët e sulmit ndaj Hassan Sharif të dorëzohen” tek autoritetet.

E njëjta organizatë u bëri thirrje “të gjitha xhamive t’i mbajnë dyert e tyre të hapura“, por të jenë vigjilente, duke pasur parasysh “rritjen e fundit të intolerancës dhe sektarizmit kundër muslimanëve”.

Kujtohet se që kur shpërtheu lufta në Rripin e Gazës, ka pasur shumë protesta, tensione ndërkomunale dhe disa incidente sporadike të dhunshme në SHBA, veçanërisht në New York dhe zonat përreth

Vetëm në qytetin e New York-ut, i cili ka një popullsi prej 8.5 milionë banorësh, ka pothuajse dy milionë hebrenj amerikanë dhe qindra mijëra arabë dhe muslimanë.

Komuniteti izraelit i New York-ut është i dyti më i madh në botë, pas vetëm atij të Izraelit.

Platkin pranoi se duke pasur parasysh “zhvillimet ndërkombëtare” dhe rritjen e “paragjykimeve ndaj komuniteteve të shtetit tonë, veçanërisht ndaj komuniteteve myslimane”, shumë në New Jersey “ndihen më të frikësuar dhe të shqetësuar”. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit