12.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Vrasja e Bin Laden, 7 mln $ gjobë marinsit që shkroi librin

Më të lexuarat

Një ish-komando amerikan, që shkroi një libër për rolin e tij në operacionin ku mbeti i vrarë Osama bin Laden, do t’i paguajë 7 milionë dollarë qeverisë së SHBA për shkelje të marrëveshjes së ruajtjes së sekretit.

Matt Bissonette nuk arriti të siguronte lejen e posaçme nga Pentagoni përpara se libri “No Easy Day” të publikohej në vitin 2012, nën pseudonimin Mark Owen.

Tani, ai ka rënë dakord për të paguar gjobën për rrëfimin që ka bërë në libër, për intervistat, si dhe për producentët e filmave. Në këmbim, qeveria amerikane do të shfuqizojë detyrimet e tjera të tij.

Lideri i Al Kaedës u vra në maj të vitit 2011 në operacionin e komandove të njësisë Navy Seal, që bastisën kompeksin e tij në Abotabad të Pakistanit. Më pas, trupi i tij u varros në det.

Komandot e Navy Seal, të cilët angazhohen në operacione speciale, zakonisht zbatojnë një kod heshtjeje dhe nuk marrin atribute në publik për veprimet e tyre.

Në padinë e bërë në gjykatën e shtetit të Virxhinias, komandoja Matt Bissonette pranoi se nuk e kishte dhënë librin e tij për rishikim në Departamentin e Mbrojtjes para se të publikohej. Ai kërkoi falje duke thënë se kishte vepruar në bazë të një këshille të pasaktë të avokatit të tij. TCH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit