2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Vranë 45-vjeçarin për grabitje, arrestohen 5 persona

Më të lexuarat

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e Krujës, ku u gjet i vrarë me armë zjarri 45-vjeçari Fatmir Pula. Pesë persona, anëtar të së njëjtit fis, dhe dy prej tyre fqinj me viktimën, janë vënë në pranga, ndërsa motivi i vrasjes ka qenë grabitja.

Të arrestuar janë Admir Haka, 32 vjeç, Herton Haka, 18 vjeç, Aleksander Haka, 28 vjeç, Hekuran Boci, 23 vjeç, Olti Metuku, si dhe është shpallur në kërkim Elton Ceka.

Sipas policisë Olti Metuku ka mbajtur në vëzhgim viktimën në momentin që ka dalë nga lokali, duke lajmëruar dhe autorët e tjerë.
Herton Haka, vëllai i Admir Hakës, ka qenë i fshehur në kthesën që të çonte në banësen e viktimës, nga fshati Nikel për në Zezë dhe ka njoftuar dy autorët e tjerë që makina në të cilën ndodhej viktima po vinte në drejtim të tyre.

Elton Ceka dhe Admir Haka, të dy të armatosur, Elton Ceka me një armë zjarri automatik dhe Admir Haka me pushkë, i kanë bllokuar rrugën viktimës me thasë me shkarpa dhe Ceka ka qëlluar me 4 plumba me armë zjarri automatik në drejtim të Fatmir Pulës, i cili ka gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.

Aleksandër Hakaj i ka furnizuar me fishekë autorët, i ka strehuar natën e krimit, dhe njëkohësisht ka mbajtur edhe armët e krimit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Policia ka sekuestruar një automatik model 56, një pushkë model 63, 4 copë fishkë luftarakë.

Admir dhe Herton Haka, janë vëllezër dhe njëkohësisht fqinj të viktimës. Aleksandër Haka është djali i xhaxhait të tyre, ndërsa Hekuran Boci dhe Olti Metuku janë burrat e motrave të vëllezërve. Mbi të katër rëndon akuza e vjedhjes me pasojë vdekjen, e kryer në bashkëpunim. Ndërsa për Aleksandër Hakën rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit dhe armëmbajtje pa leje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit