9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vrajsa në Deçan, arrestohet i dyshuari i dytë

Më të lexuarat

Vrasja e dyfishtë që ndodhi mbrëmë në fshatin Shaptej të Deçanit, la të vdekur dy vëllezërit Burim dhe Rexhep Ramaj.
Policia kishte arritur mbrëmë t’i identifikojë të dyshuarit kryesor të kësaj vrasje, të cilët ishin babë e bir Salih dhe Durim Lushaj.

Salih Lushaj ishte arrestuar mbrëmë nga policia, ndërkaq i biri i tij Durim është arrestuar sot.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Komandanti i Policisë së Deçanit, Sjedë Dobraj.
“Po sot rreth orës 14:00 është arrestuar edhe i dyshuari i dytë për vrasjen e mbrëmshme”, ka thënë Dobraj.

Ai ka shtuar se me rastin tani më është duke u marrur njësia e krimeve të rënda.
Një zënkë e mëhershme për një xham të autobusit dyshohet të ketë qenë shkaku që dy vëllezërit Ramaj nga fshati Shaptej i Komunës së Deçanit kanë mbetur të vdekur mbrëmë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit