Kuvendi i Shqipërisë votoi të premten Qeverinë e re.
Pas një sesioni parlamentar, i cili zgjati më shumë se 20 orë, Edi Rama u votua si kryeministër për herë të tretë.
Partia e tij Socialiste i fitoi bindshëm zgjedhjet në prill.
Në kabinetin qeveritar prej 17 anëtarësh, 12 do të jenë gra.
“Beteja kundër diskriminimit gjinor dhe dhunës në familje mbetet shumë e hapur dhe larg fitores”, tha Rama para se ligjvënësit të votonin për kabinetin e tij.
“Ende ka forca diskriminuese dhe energji negative që veprojnë në shoqërinë tonë, në dëm të grave dhe vajzave”, tha Rama.
Nga 140 ligjvënës, për Qeverinë e tij votuan 77.
Rama tha se luftimi i krimit dhe korrupsionit do të jetë prioritet i mandatit të tij të tretë.
Qeveria e re e Shqipërisë parashikon rritje ekonomike prej rreth 4% në vit, pas rënies për 3.3% në vitin 2020, si rezultat i pandemisë së koronavirusit.