9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Më të lexuarat

Qeveria nën udhëheqjen e partisë “Evropa tani”, kryeministri Milojko Spajiq, por edhe ministri i Jashtëm në Qeverinë e Malit të Zi, Filip Ivanoviq, nuk janë deklaruar ende për vendimin e deputetes Maja Vukiçeviq nga Partia Popullore Demokratike për të votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës në mbledhjen e Komitetit për Çështje Politike të Këshillit të Evropës shkruajnë mediat në Mal të Zi.

Mediumi “Pobjeda”, ka kërkuar nga anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Vasilij Çarapiq nga partia në pushtet “PES”, si dhe nga kryeministri Milojko Spajiq dhe ministri i Punëve të Jashtme malazeze, Filip Ivanoviq, të komentojnë kundërshtimin e përfaqësuesit malazez për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Deri në publikimin e këtij shkrimi të Pobjedës nuk ka pasur asnjë përgjigje nga asnjëri prej tyre”, shkruan media.

Nga ana tjetër, opozita në Mal të Zi ka kritikuar vendimin e deputetes që vjen nga partia pro –serbe Vukiçeviq, duke thënë se se kjo kërcënon drejtpërdrejt orientimin evropian të Malit të Zi.

Ndryshe, dje Telegrafi ka publikuar një analizë në të cilën ka treguar se kush ka votuar kundër Kosovës në këtë fazë në Këshillin e Evropës.

Me 31 vota për, katër kundër dhe një abstenim shteti i Kosovës është më afër këtij institucioni të rëndësishëm evropian, por janë edhe dy procese tjera që pritet të ndodhin gjatë muajit prill dhe maj në Asamblenë Parlamentare dhe në Këshillin e Ministrave.

Por, ajo që ra në sy ishin katër votat kundër, dy prej tyre nga Serbia, një nga Mali i Zi, një gjithashtu nga Bosnja e Hercegovina dhe një abstenim nga Greqia.

Ndryshe, pas kësaj faze janë edhe dy momentet të votimit, njëra në Asamblenë Parlamentare dhe tjetra në Këshillin e Ministrave, ku është fazë finale. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit