9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

VONIMI I LARJES(SHPAGIMIT) SË MËKATIT PËR THYERJEN E BETIMIT?!

Më të lexuarat

Pyetje: “Dua të pyes a lejohet të vonohet agjërimi për të shpaguar thyerjen e betimit në Allahun si shkak i nxehtit, dëshiroj ta vonoj agjërimin për në ditët më të ftohta sepse i kam dymbëdhjetë ditë për ti agjëruar?”

Së pari:
Larjen e mëkatit për thyerjen e betimit e ka përmendur Allahu në Kuran ku thotë: “ Allahu nuk do t’ju ndëshkojë për betimin që e bëni pa qëllim, por do t’ju ndëshkojë për betimin e bërë me qëllim. Larja e mëkatit për thyerjen e betimit është: ushqyerja e dhjetë të varfërve me mesataren e ushqimit, të familjes suaj, ose t’i vishni ata, ose të lironi një skllav. Ai që nuk gjen mundësi për këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është dënimi i thyerjes së betimeve tuaja – kur betoheni. Mbani betimet tuaja! Kështu ua shpjegon Allahu argumentet e Veta, që të jeni falënderues.” 1

Nga ajeti kuptohet fillimisht se duhet të bërë përzgjedhjen e njërës nga tre përzgjedhjet:
Ushqimin e dhjetë skamnorëve, ose veshjen e tyre , ose të lirojë një skllav. Dhe në qoftë se nuk ka mundësi ta bëj njërën prej tyre, atëherë kalon te agjërimi dhe nuk lejohet të kalojë te agjërimin në qoftë se ka mundësi t’i ushqejë skamnorët.

Së dyti:
Kur muslimani e then betimin duhet që sa më shpejt të kryej larjen e mëkatit dhe nuk lejohet vonimi i saj nëse ka mundësi ta shlyej atë. Dijetari Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) në lidhje me të ka thënë: “Larja e thyerjes së betimit duhet kryer menjëherë.” 2
Ibn Uthejmini ka thënë: “Prej ruajtjes së betimit në Allahun është shpejtimi në larjen e thyerjes së betimit me nxitim dhe sa më parë. Kjo për shkak se esenca e obligimeve është që ato të kryhen menjëherë e sa më parë.” 3

Së treti:
Nëse muslimani larjen e thyerjes së betimit dëshiron që t’a bëj me agjërim dhe moti është shumë i nxehtë saqë do e mundojë atë nëse agjëron, gjë që llogaritet mundim real, atëherë lejohet që ai ta vonojë atë deri sa të kalojë ai moti i nxehtë, ashtuqë mundimi i agjërimit të jetë mesatarë. Kjo për shkak se lejohet vonimi i obligimit për shkak të nevojës apo edhe për ndonjë dobi.

Këtë e mbështesin dijetarët duke u argumentuar me lejimin e vonimit të nxjerrjes së zekatit nëse ka dobi apo nevojë për ta vonuar atë. Dhe se obligimi i nxjerrjes së zekatit është më i theksuar se sa larja e thyerjes së betimit dhe se nxjerrja e zekatit është prej shtyllave të Islamit.4
Kështuqë themi nëse lejohet vonimi i nxjerrjes së zekatit për nevojë apo ndonjë dobi. Po ashtu lejohet vonimi i larjes së thyerjes së betimit sepse obligimi i saj është më i ulët se obligimi i nxjerrjes së zekatit. Allahu e di më së miri.

 

 

Përktheu: Sejfullah Sejfuli / https://www.rizgjimi.com/

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit