1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Von der Leyen “harron” Kosovën në Beograd

Më të lexuarat

Furçat diplomatike për Vuçiçin, më shumicë

Pas Tiranës e Sarajevës, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbërriti në Beograd, ku u takua me presdentin Vuçiç.

Ajo e përgëzoi Serbinë për miratimin e Planit të Rritjes dhe paratë që vendi do të marrë nga Bashkimi Evropian, duke shtuar se Serbia është një nga vendet më të avancuara në procesin e anëtarësimit në BE.

Nga ana tjetër, prorusi Vuçiç theksoi përkushtimin e tij të plotë në rrugën evropiane, duke thënë se ajo është kyçe për zhvillimin e vendit.

Vuçiqç tha se Serbia është e vetëdijshme për të gjitha kërkesat dhe pritshmëritë e Bashkimit Evropian kur bëhet fjalë për respektimin e politikës së saj të jashtme.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit me Vuçiçin, Von der Leyen vlerësoi axhendën e reformave të Serbisë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke thënë se ishte “e shkëlqyer”.

“Serbia është një nga vendet më të avancuara në procesin e anëtarësimit në BE, ju keni treguar se mund të përmbushni kriteret e nevojshme. Ju jeni përkushtuar në zbatimin e reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe demokracisë, keni treguar se veprimet ndjekin fjalët tuaja”, tha kreu i KE-së dhe shtoi se BE-ja “në atë frymë” është duke punuar për hapjen e grupit të tretë në negociatat e anëtarësimit me Serbinë.

Kur u pyet se kur pret që Serbia të anëtarësohet në BE, von der Leyen tha se “bukuria e procesit të anëtarësimit” është se ai bazohet në merita dhe shtoi se i takon shtetit kandidat “të zgjedhë shpejtësinë dhe cilësinë e rrugën” drejt BE-së.

Sa për çështjen delikate të Kosovës, mbi të cilën Serbia vijon të qëndrojë si skifter kërcënues, zyrtarja europiane u mjaftua të thotë se “duhet të normalizojë marrdëdhëniet”, si kusht për në BE. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit