Derisa kompania Volkswagen të prezantojë modelin e ri Scirocco, një dizajnues i pavarur është duke u marrë me idenë për ringjalljen e Coupes tjetër të Volkswagenit, Corrado.
Autori i këtij renderi është bazuar në dy koncepte, transmeton Koha.net, në Audi Sport Quattro i vitit 2014 dhe konceptit Volkswagen Sport Coupe GTE, i cili është prezantuar në panairin e kaluar të veturave në Gjenevë.
Sa i përket pjesës motorike, koncepti i ri Corrado përmendet se do të ketë motorin 3.0-litër V6 TSI me kapacitet prej 300 kuaj fuqi.
/Koha