14.6 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Tesla zbulon bateritë për shtëpi dhe biznese

Më të lexuarat

Tesla Motors, prodhuesi amerikan i makinave elektrike, ka zbuluar bateritë që mund të furnizojnë shtëpitë dhe bizneset, në një përpjekje për të zgjeruar biznesin përtej automjeteve.
 
Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, bëri të ditur se këto bateri do të grumbullojnë energjinë diellore dhe do të shërbejnë si një gjenerator gjatë mungesës së energjisë elektrike.
 
Musk, siç transmeton TCh, deklaroi se bateritë e reja mund të ndihmojnë në “ndryshimin e të gjithë infrastrukturës energjitike të botës”.
 
Tesla do e shesë një njësi me çmimin 3 000 dollarë dhe do të nisë një partneritet me SolarCity për të instaluar bateritë nëpër shtëpi.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit